Telegrafi

Gjykata shpall të paligjshëm mosdhënien e pensioneve

Pas ankesës së një shtetasi kosovar, Gjykata Federale Administrative e Zvicrës ka kontestuar praktikën e ndërprerjes së dhënies së pensioneve të invaliditetit për kosovarët që nuk jetojnë në Zvicër, shkruan portali drs.ch.

Nga prilli i vitit të kaluar shtetasit e Kosovës mund të marrin pensionet e tyre të invaliditetit të Zvicrës vetëm nëse vazhdojnë të jetojnë në Zvicër. Me kthimin e tyre për të jetuar në Kosovë kjo e drejtë atyre u ishte hequr.

Ky vendim gjyqësor mund të bartet më tutje për tu shqyrtuar në instancën më të lartë, në Gjykatën Federale të Zvicrës. /Telegrafi/