Paraburgimi për ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov për rastin “Shënjestra-Fortesa” është shfuqizuar me propozimin e PSP-së, konfirmojnë nga gjykata për “Makfax”.
Nga atje thonë se PSP në të një kohë kur kanë kërkuar 30 ditë paraburgim për lëndën “Perandoria” kanë propozuar që t’i shfuqizohet masa e paraburgimit Mijallkovit për akuzën e përgjimeve të mëdha, ndërsa gjykata e ka pranuar atë.
Kjo do të thotë se Mijallkovit i ngel në fuqi masa e 30 ditë paraburgim e cila iu caktua mbrëmë për lëndën “Perandoria”, ndërsa masa e paraburgimit për lëndët “Shënjestra-Fortesa” iu është shfuqizuar.
Javën e ardhshme në Gjykatën e Apelit në Shkup ishte planifikuar të mbahet seancë për ankesën e Mijallkovit që ai të mbrohet në liri./Telegrafi/