Drejtori i Fondacionit, “Navalny Kundër Korrupsionit”, Ivan Zhdanov, tha se organizatat e disidentit rus të arrestuar, Alexei Navalny nuk i lejohet më të punojë sipas një urdhri të gjykatës në Moskë.
“Ndalimi mbetet në fuqi deri në vendimin përfundimtar mbi kërkesën e zyrës së prokurorit të Moskës për të shpallur organizatat ekstremiste”, shtoi Zhdanov, raporton evropaelire.
Navalny, i cili po mbahet në një burg jashtë Moskës, përfundoi një grevë urie tre javore javën e kaluar pasi mjekët i kërkuan të vazhdonte të hante, nga frika për jetën e tij.
Ai u dënua me burg në fillim të shkurtit për shkelje të dispozitave të dënimit me kusht sepse ishte në Gjermani duke u rikuperuar nga helmimi.
Navalny akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin për helmimin e tij dhe tha se ndalimi ishte hakmarrje për mbijetimin e sulmit. /Telegrafi/