Telegrafi

Gjykata ruse anulon licencën për shtyp të gazetës së pavarur Novaya Gazeta

Një gjykatë në Moskë të hënën ia ka hequr licencën e shtypit gazetës së pavarur Novaya Gazeta, kryeredaktorit të së cilës vitin e kaluar iu dha çmimi Nobel për Paqe.

“Gjykata Basmanny e Moskës e zhvlerësoi certifikatën e regjistrimit të versionit të printuar të Novaya Gazeta”, tha media në mediat sociale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe kryeredaktori i Novaya Gazeta, Dmitry Muratov, u tha gazetarëve se vendimi i gjykatës ishte “politik”.

Mbikëqyrësi i medias ruse Roskomnadzor kishte thënë më parë se Novaya Gazeta nuk arriti të sigurojë statutin e saj editorial brenda një afati kohor të kërkuar.

Novaya Gazeta pezulloi botimin në mars pas një goditjeje ndaj mediave të pavarura në mes të luftës së Kremlinit në Ukrainë.

Kështu, disa nga stafi i saj u larguan nga Rusia dhe lansuan një botim të ri nga Evropa.

Vendimi për licencën vjen më pak se një javë pas vdekjes së liderit të fundit të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, një mbështetës kryesor i Novaya Gazetës, i cili dhuroi një pjesë të parave të tij të Çmimit Nobel të Paqes në vitin 1990 për të krijuar gazetën.

Ndryshe, gjashtë nga gazetarët e Novaya Gazetës janë vrarë në atentate që gazeta dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se ishin të lidhura me raportimin e tyre.

E Muratov u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2021 për përpjekjet për të “mbrojtur lirinë e shprehjes”. /Telegrafi/