Site icon Telegrafi

Gjykata rrëzon padinë për të drejtën e autorit kundër Mariah Carey për hitin “All I Want For Christmas Is You”

Një gjykatë në Los Angeles hodhi poshtë padinë kundër Mariah Carey, e cila akuzohej për kopjimin e këngës “All I Want For Christmas Is You” të vitit 1989 nga Troy Powers dhe Andy Stone.

Gjykatësja Monica Almadani vendosi se nuk kishte prova të mjaftueshme që tregonin se Carey kishte shkelur të drejtat e autorit.

Një muzikolog i pavarur analizoi dy këngët dhe i cilësoi ato “shumë të ndryshme”, duke vënë në dukje se ngjashmëria e vetme ishte tematika e Krishtlindjeve, e cila është e zakonshme në këtë lloj muzike, shkruan DailyMail.

Për më tepër, paditësit u urdhëruan të paguajnë një pjesë të tarifave ligjore të Carey, pasi gjykata e konsideroi padinë e tyre të pabazuar.

Vendimi erdhi pak ditë pasi Carey mori pjesë në iHeartRadio Music Awards, ku një video e saj u bë virale në rrjetet sociale.

Në klip, ajo shihet duke reaguar me një vështrim të ftohtë ndaj interpretimit të këngëve të saj nga artistët Muni Long dhe Tori Kelly.

Ky moment ndezi diskutime dhe meme të shumta online, me fansat që ndanë mendimet e tyre për reagimin e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version