Telegrafi

Gjykata refuzon kërkesën për ngrirje të pasurisë së OBRM-PDUKM-së

Gjykatësit nga Këshilli Penal i Departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, duke vepruar mbi papajtueshmërinë e gjykatësve të procedurave paraprake, në lidhje me kërkesën për konfiskim të pasurisë (partisë OBRM-PDUKM) e ngritur nga ana e PSP-së, sollën vendim që të vazhdohet papajtueshmëria e gjykatësve të procedurës paraprake dhe të mos konfiskohet pasuria e OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga PSP gjatë ditës së djeshme në rastin më të ri “Talir” kërkuan konfiskim të një pjese të pasurisë së OBRM-PDUKM-së, saktësisht rreth 14 objekte për të cilët ekzistojnë prova se janë blerë me para nga dhurues fiktiv. Mes objekteve është edhe selia e partisë në qendër të Shkupit, për ndërtimin e së cilës janë dhuruar rreth 2 milionë euro, firmës “Beton” nën pronësi të biznesmenit Minço Jordanov./Telegrafi/