Telegrafi

Gjykata refuzon garancitë e Mukoskit dhe Arnaudovit

Deputetët e akuzuar Krsto Mukoski dhe Ljuben Arnaudov, si dhe aktivisti Bogdan Ilievski dhe sigurimit Oliver Radullov edhe më tej do të qëndrojnë në burg shtëpiak dhe nuk do të mbrohen në liri, konfirmojnë për Gjykatën Penale për “Makfax”. Këshilli Gjykatës Penale i ka refuzuar garancitë e ofruara, me të cilat, avokatët të dielën e kaluar kanë kërkuar që t’ju shfuqizohet masa e burgut shtëpiak klientëve të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas vlerësimit Këshillit penal kanë marr vendim me të cilën janë refuzuar kërkesat”, thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Nga Gjykata nuk tregojnë se për sa sasi të garancionit bëhet fjalë. Dikush nga avokatët të cilët janë mbrojtësit e të akuzuarve, konfirmuan se Këshilli Penal në njësinë e Shkupit i ka refuzuar kërkesat e tyre.

Jane Çento, Nikolla Mitrovski Konjo dhe Aleksandar Vasillevski-Ninxha dhe Mitko Peshov, të njëjtit kanë ofruar garanci që të dalin nga paraburgimi dhe të lirohen në liri, por Gjykata Penale i ka refuzuar kërkesat e tyre, ndërsa tani ato kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën Penale në Shkup.

Ish-drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov doli në liri me garancion me shumë rreth 600 mijë euro./Telegrafi/