Gjykata e Apelit i ka refuzuar ankesat e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe të akuzuarve tjerë, për masën e kujdesit të shqiptuar nga Gjykata Penale ndaj të akuzuarve në lëndën ”Tender”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykata e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së shkallës së parë për masën e kujdesit ndaj të akuzuarve, pra marrja e dokumenteve të udhëtimit, ndalimi që të marrin dokumente të reja, si edhe paraqitja në gjykatë.
Lënda ”Tender” ka të bëjë me blerje që kanë të bëjnë me ndërtimin e Muzeut të OBRM-PDUKM-së. Në grupin e të akuzuarve është edhe emri i ish-ministres për Kulturë, Elizabeta Kançeska-Milevska./Telegrafi/