Mjeku Hoxhallari, i arrestuar me “bujë” nga policia e prokuroria, ka detyruar organin e prokurorisë që të kërkojë tërheqjen e dosjes nga gjykata me argumentimin e rishikimit të saj.
Pushimi i këtij gjykimi është regjistruar disa ditë më parë dhe në momentin që do të jepej pretenca për mjekun, përfaqësuesi i akuzës i ka kërkuar gjykatës tërheqjen e akteve të bazuara në nenin 377 të K. Pr. Penale dhe shuarjen e masës ndaluese ndaj të pandehurit Xhevahir Hoxhallari. Ndërkohë, pretendimi i avokatit ka qenë se i pandehuri i kërkon gjykatës pafajësi.
Pas diskutimit të çështjes, gjykata vendosi: “Pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Xhevahir Hoxhallari, për akuzën e kryerjes së veprës penale ‘Mjekim i pakujdesshëm’, për shkak se ndjekja penale nuk duhet të vazhdojë, raportoi të enjten Shqip./Telegrafi/