Site icon Telegrafi

Gjykata penale: Vazhdohet paraburgimi për tre demonstrues

U është vazhduar paraburgimi për 30 ditë plotësuese, tre demonstruesve të arrestuar pas protestave në Shkup të cilët ndodhën gjatë javës së parë pas miratimit të vendimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për falje të më tepër politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç pohojnë nga Gjykata penale, kundër tre demonstruesve, prej të cilëve dy ishin nxjerrë para gjykatësit në procedurën paraprake më 15 prill, ndërsa njëri në 19 prill, Prokuroria ka dorëzuar propozim për vazhdim të arrestit shtëpiak.

Nga gjykata nuk theksojnë se kur demonstruesit do të ulen në karrigen e të akuzuarit./Telegrafi/

Exit mobile version