Site icon Telegrafi

Gjykata Penale do të vendos për dënimin e Janevas dhe Fetait

Gjykata e Lartë ka kthyer lëndën “dhuna” në Gjykatën e Apelit dhe ka sjellur vendim me të cilin për dënimet për ofendim të gjykatëses Tatjana Mihajllova, me të cilin u dënuan prokuroret speciale Katica Janeva dhe Fatime Fetai, duhet të vendos Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Nga Gjykata e Lartë për “Maksfaks” thonë se gjykata ka sjellur vendim që për këtë lëndë duhet të vendos Gjykata Penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për faktin se lënda ishte dërguar në Gjykatën e Apelit, gjykatësja Mihajllova shtyu seancën e kaluar, në të cilën i dyshuari i parë është kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ndërsa të akuzuar tjerë janë edhe Mile Janakieski dhe deputetja e tanishme Daniella Rangellova.

Përndryshe, në seancën e kaluar prokurorja Fetai pasi nuk ju dha fjala nga gjykatësja Mihajllova, pati konflikt verbal dhe Mihajllova vendosi që së bashku me Katica Janevan t’i dënojë me nga 2 mijë euro për ofendime./Telegrafi/

Exit mobile version