Site icon Telegrafi

Gjykata Penale do të kërkojë nga Kuvendi dhe Joveski që të sqarohen për vendimin e Gjykatës së Lartë

Pas dhënies së mendimit kontestues të Gjykatës së Lartë se PSP nuk është kompetente për procedurat e hapura hetimore dhe para hetimore që janë hapur për momentin, Gjykata Penale do të kërkojë nga Kuvendi që të bëjë interpretimin autentik të nenit 22 të Ligjit për PSP-në, ndërsa e njëjta gjë do të kërkohet edhe nga kryeprokurori, Ljubomir Joveski që të sqarohet për atë se cila prokurori duhet të udhëheqë me lëndët kontestuese.

Ky përfundim doli nga mbledhja e djeshme e gjyqtarëve të Gjykatës Penale. Nga atje njoftojnë se Kuvendit përsëri do t’i kërkohet që të jep mendim autentik, sepse vetëm Kuvendi mund të jep një interpretim të tillë të ligjeve të caktuara, ndërsa jo siç ka bërë Gjykata e Lartë.

Gjykata e lartë javën e kaluar dha mendimin se afati prej 18 muajsh për akuzat dhe hetimet e Prokurorisë Speciale Publike duhet të merren nga momenti i marrjes përsipër të “bombave” dhe jo nga marrja e çdo lënde veç e veç nga ana e prokurorisë së rregullt./Telegrafi/

Exit mobile version