Gjykata Penale e Shkupit, nëpërmjet një kumtese ka njoftuar se të gjitha pyetjet në lidhje me rastin “Transportuesi”, të drejtohen te Prokuroria Publike Speciale, njofton Portalb.
“Në lidhje me pyetjet për ngrirjen e pronës të personave të caktuar të lëndës së ashtuquajtur “Transportuesi” nga ana e Prokurorisë Speciale deri te Gjykata Themelore Shkupi 1, është dorëzuar propozim për caktim të masave të përkohshme për sigurimin e kërkesës pronësore juridike kundër më shumë personave, gjegjësisht dy personave fizik dhe katër personave juridik në bazë të nenit 118 dhe 120 nga Kodi Penal, ndërkaq në fazë të urdhrit për zbatimin e procedurës hetimore nga ana e PSP-së”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Speciale.
Në kumtesën e Gjykatës theksohet se të gjitha pyetjet tjera duhet të drejtohen te Prokuroria Speciale.
Përndryshe në rastin “Transportuesi” janë të dyshuar 22 persona, të cilët sipas PSP-së, e kanë keqpërdorur buxhetin e shtetit dhe kanë bërë keqadministrim me paratë për transportin e nxënësve të Manastirit.