Gjykata Penale sot duhet të vendos për kërkesat për paraburgim të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski dhe ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokuroria e Shkupit informoi se të akuzuarit për rastet “Titanik”, “Target” dhe “Fortesa” në gjykatë janë pranuar pardje në orën 20:22.
Procedura parasheh që së pari Këshilli Penal i përbërë nga tre gjykatës të vendos nëse do të pranojë ose refuzojë kërkesat për paraburgim./Telegrafi/