Gjykata Themelore Shkupi 1 vepron sipas kërkesës për ekstradim të ish-shefit të Drejtorisë së Pestë në DSK Goran Grujevski dhe të punësuarit në DSK, Nikolla Boshkoski.
Nga Gjykata Penale e Shkupit konfirmuan për AIM se Këshilli Penal i sektorit për krim të organizuar po punon në kërkesën që përmes Gjykatës së Apelit ka ardhur nga Ministria e Drejtësisë dhe se pas vendimit të marrë do të informojnë opinionin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në Gjykatën në Selanik, sot duhet të mbahet gjykimi i Grujevskit dhe Boshkoskit, pas të cilëve autoritetet e Maqedonisë kanë shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar.
Ata të premten e kaluar janë nxjerrë para Gjykatës së Selanikut për shkak të posedimit të dokumenteve të rreme të udhëtimit, por gjykimi është anuluar për sot për shkak të mospasjes së përkthyesit nga gjuha greke në atë maqedonase.
Grujovski dhe Boshkoski akuzohen nga PSP për përgjime të paligjshme dhe për shkatërrimin e sistemeve të përgjimit, raste të njohur si ‘Fortesa’ , “Shënjestra”, “Fortesa 2”./Telegrafi/