Jane Çento, njëri nga të dyshuarit për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill 2017, nga masa e burgut shtëpiak përsëri është kthyer në paraburgim, pohojnë nga AIM nga Gjykata Penale, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Këhilli i Penales nga Gjykata e Lartë-Shkup 1, nga MPB informohet se personi me vendimin e Këshillit, pasi që nuk e ka respektuar vendimin e burgut shtëpiak, është kthyer në paraburgim”, theksojnë nga Gjykata.
Mbrëmë rreth orës 08:00 policia në Prilep ka ndaluar Jane Çento, njëri nga të dyshuarit për ngjarjet e Kuvendit, i cili ishte në burg shtëpiak, në rrugën “Cane Konjarec”. /Telegrafi/