Site icon Telegrafi

Gjykata penale refuzon propozimet e PSP-së për rastin ”Fortesa”

Janë refuzuar nga Gjykata Penale e Shkupit propozimet e PSP-së për caktim të masave të kujdesit për tre persona të përfshirë në lëndën ”Fortesa”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat dalin nga ndjekja joligjore e komunikimeve (PSP) për caktim të masave për kujdes kundër T.J., N.B. dhe V.S. të prëfshirë me lëndën e PSP-së e njohur si ‘Fortesa’, pas marrjes në pyetje të personave lidhur me propozimin, mori vendime me të cilat e refuzoi propozimin e Prokurorisë për të gjithë tre personat”, thuhet në kumtesën e sotme nga Gjykata.

Tani pritet që të ankohen ndaj këtij vendimi nga Prokuroria Speciale Publike./Telegrafi/

Exit mobile version