Telegrafi

Gjykata Penale refuzon “bombat” si dëshmi në gjashtë lëndë të PSP-së

Gjykata Penale ka refuzuar që materialet e përgjuara që i propozoi PSP të pranohen si dëshmi në rastet: Titanik, Titanik 2, Tanku, TNT, Tifani dhe Trevnik.

Edhe përkundër vendimit të Gjykatës së Apelit në shtator, që materialet e përgjuara të përdoren si dhëshmi, Gjykata e Apelit vendosi të mospranojë “bombat” si dëshmi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Refuzimi i “bombave” të PSP-së ndodh në fazën e vlerësimit të akuzave, e cila për një pjesë të madhe prej tyre vazhdon akoma. PSP në pajtim me afatin e ankesave, në Gjykatën e Apelit do të dorëzojë dëshmi për këto gjashtë refuzimev.

Ndryshe, PSP në Gjykatën Penale ka dorëzuar 17 aktakuza, në të cilat të akuzuarit kryesor janë politikanë nga kryesia e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/