Gjykata e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë speciale publike për heqjen e gjykatës Aleksandra Pop Stefanija, dhe aj do të vazhdoj të jetë gjykatëse e procedurës paraprake edhe për Gordana Jankulovskën. Zëvendëskryetari i Gjykatës Ivica Stefanovski ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, që ta largoj gjykatësen Aleksandra Pop Stefanija, me frikë se mund të sjell vendime partiake, transmeton Telegrafi Maqedoni.
PSP ka kërkuar që Pop Stefanija të zëvendësohet në rastin e ish ministres Jankuloska, sepse bashkëshortët e të dyja janë funksionarë aktual të pushtetit dhe i lidh baza partiake.
Përndryshe kërkesa ishte dorëzuar tek kryetari i gjykatës Vladimir Pançevski, por për arsye se ai ka shfrytëzuar pushimin vjetor, për të ka vendosur zëvendësi i tij Ivica Stefanovski./Telegrafi/