Site icon Telegrafi

Gjykata penale: Nuk na obligon Gjykata e Apelit që të dorëzojmë lëndën ”Puç” në PSP

Gjykata penale e Maqedonisë thotë se nuk e kanë për obligim që t’ia dorëzojnë të dhënat e lëndës ”Puç” Prokurorisë Speciale Publike (PSP), edhe pse kështë ka vendosur Gjykata e Apelit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjykata Penale konsideron se vendimi i Gjykatës së Apelit nuk është detyrues, ndërkaq reagimi ka ardhur pasi që prokurorja speciale, Lençe Ristoska, në konferencën e sotme, ka përmendur se Gjykata themelore Shkupi 1, nuk bashkëpunon për lëndën në fjalë, pra nuk i dorëzon kopjet e lëndës, edhepse Gjykata e Apelit thekson se Shkupi 1, ka për obligim që t’i sigurojë këto materiale./Telegrafi/

Exit mobile version