Site icon Telegrafi

Gjykata Penale ngrin pasurinë e të dyshuarve në rastin “Perandoria”

Gjykata Penale ka vendosur të ngrijë pasuritë e të dyshuarve në rastin “Perandoria”, mes të cilëve edhe afaristit Orce Kamçev dhe ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

“Gjykatësi i procedurës paraprake me kërkesë të Prokurorisë Themelore, ka vendosur masë të përkohshme për ngrirjen e pronave, gjegjësisht ndalesën për tjetërsim të pronave të cilat i posedojnë të dyshuarit”, thonë nga Gjykata Penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu PSP hap lëndë të re, arrestohen pesë persona – Mijallkov në mesin e të dyshuarve

Gjithashtu me propozim të Prokurorisë Speciale, gjykata ka urdhëruar disa banka që të ndalojnë daljen e parave nga llogaritë e personave juridik të dyshuar.

Nga gjykata informojnë se mbrojtja e të paraburgosurve, mes të cilëve edhe e Kamçevit kanë dorëzuar ankesa, ndërsa Këshilli Penal do të vendos për të njëjtat./Telegrafi/

Exit mobile version