Telegrafi

Gjykata Penale i merr pasaprtat Remenskit dhe të atit të Boki 13

Deputetes Frosina Remenski dhe të atit të Bojan Jovanovskit – Boki 13, Mile Jovanovskit, do t’u merren pasaportat, dhe do të kenë ndalesë që të braktisin Shkupin. Ata kohë pas kohe duhet të paraqiten në gjykatë. Asistentes së Mile Jovanovskit i merret vetëm pasaporta.

Ky është vendimi i Gjykatës Penale të Shkupit sot për tre të dyshuarit për rasin ‘Haraçi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë për caktimin e masave t kujdesit për tre persona, personat gjatë ditë së sotme, para gjykatësit në procedurë paraprake i deklaruan rreth propozimit. Duke vlerësuar faktet dhe dëshmitë në propozim si dhe deklaratat e të dyshuarve, gjykatësi në procedurë paraprake mori vendim ku pranohet propozimi dhe të dyshuarve F.T.R dhe M.J ju ndaloi lëshimin nga vendbanimi”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata gjithashtu ju mori pasaportat ndërsa personit H.B i shqiptoi masën e kujdesit.

Kundër këtij vendimit, thuhet në njoftimin e gjykatës, të akuzuarit mund të ankohen para Këshillit Gjyqësor./Telegrafi/