Gjykata penale ka përgatitur orarin e ri të seancave për gjykim dhe të njejtin e ka bërë publik duke thënë se janë marrë mendimet e të gjithë gjykatësve në vend, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Kemi marrë mendimin e të gjithë gjykatësve për rendin e ri të gjykimeve dhe të njejtët mund të parashtrojnë ankesa për funksionimin e këtij termini. Normal se ata mund të ankohen dhe ne pastaj do të shqyrtojmë orarin e ri.” thanë nga kjo gjykatë.
Përndryshe, dje u publikua orari dhe i njejti hapi debat të madh në media dhe në mes të punësuarve me renditjen e re të gjykimeve për të cilat Stojançe Ribarev e caktoi përgjegjës ish kryetarin Vlladimir Pançevskin. /Telegrafi/