Gjykata penale në Shkup edhe gjatë periudhës së pushimeve verore, nga 15 korriku deri në 15 gusht, do të punojë në raste urgjente dhe në raste në të cilët kërkohet paraburgim, kanë thënë për Meta, nga gjykata, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Prej atje qartësojnë se pushimi veror i gjykatave nuk do të thotë se në këtë periudhë Gjykata nuk do të funksionojë aspak, por do të thotë se për shkak të pushimeve vjetore, sasia e punës do të zvogëlohet.
“Pushimi i gjykatave ka të bëjë me pushimet verore kur pjesa më e madhe e qytetarëve i shfrytëzojnë pushimet vjetore dhe për këtë arsye janë të penguar të paraqiten në gjykime. Sa i përket Gjykatës sonë, gjykatësit dhe të punësuarit në pajtim me dispozitat ligjore, shkojnë në pushime sipas një orari të krijuar paraprakisht. Për shkak të sasisë së zvogëluar të palëve në këtë periudhë, punohet vetëm në rastet urgjente dhe lëndë paraburgimi” kanë thënë nga Gjykata.
Për lëndë urgjente konsiderohen rastet në të cilët ka të përfshirë qytetarë të huaj, si deh ata lëndë për të cilët prokuroritë mund të kërkojnë zbatim urgjent të procedurës.
Sa i përket gjykimit të “Lagjes së trimave”, nga Gjykata thonë se për këtë lëndë seanca janë caktuar për tërë korrikun. E fundit është caktuar për 28 korrik, kur këshilli gjykues dhe avokatët do të duhet të merren vesh kur do të vazhdojë dëgjimi kryesor./Telegrafi/