Telegrafi

Gjykata Penale e Shkupit sot vendos për ekstradimin e Tomor Morinës

Gjykata Penale e Shkupit sot do të vendosë për ekstradimin që e kërkon Serbia përmes INTERPOL-it për ish-ushtarin e UÇK-së Tomor Morina, i akuzuar për krime ndaj popullatës civile.

Morina u arrestua në Maqedoni në Bllacë para një jave, ndërkohë Kosova dhe Serbia kanë thënë se do të shqyrtojnë marrëdhëniet me Shkupin, varësisht të vendimit të gjykatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Maqedonia është nënshkruese e Konventës evropiane për ekstradim, ndërsa pas kërkesës së dorëzuar nga Beogradi sot pritet të vendos gjykata.

Vendimin përfundimtar për Morinën do ta sjellë Ministria e Drejtësisë. Kryeministri Zaev duke u përgjigjur për këtë çështje, ka thënë se vlen e drejta ndërkombëtare dhe vendore./Telegrafi/