Site icon Telegrafi

Gjykata Penale e Shkupit: Sanksione për të gjitha ata që do ta keqpërdorojnë coronavirusin për të anuluar gjykimet

Gjykata Penale e Shkupit njoftoi se do të ketë sanksione të rrepta për të gjithë ata që do të përpiqen të keqpërdorin rekomandimet për mbrojtje nga coronavirusi, me qëllimi që t’i anulojnë gjykimet.

Nga kjo gjykatë njoftojnë se gjykimet që janë caktuar do të mbahen dhe se tani për tani nuk do të anulohen ndërsa për ato palë që kanë qenë në pjesë e rrezikshme coronavirus, gjykata kërkon që në mënyrë elektronike të njoftohet me dokumentacion përkatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me qëllim të respektimit të rekomandimeve, gjykata ju bën apel qytetarëve që janë palë në procedurë apo dëshirojnë të dorëzojnë kërkesë në gjykatë, si dhe të gjithë prokurorët, ekspertët, dëshmitarët, policët, përfaqësues të organizatave joqeveritare, media dhe avokatë të cilët janë vizitorët më të shpeshtë, të sillen në mënyrë të përshtatshme dhe të respektojnë rekomandimet e Qeverisë. Nëse ndonjë avokat, prokuror, ekspert apo dëshmitar në procedurë gjatë kësaj periudhe ka qenë në vendet me rrezik të lartë apo u është rekomanduar vetëizolimi, në mënyrë elektronike duhet të njoftojë gjykatën. Bëhet fjalë për shëndetin tuaj personal, por edhe për shëndetin e të gjithëve ata që kanë kontakt në gjykatë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Nga gjykata thonë se dhomat e gjykimit, sportelet, liftet banjot dhe korridoret për çdo ditë dezinfektohen dhe të gjithë të punësuarit që kanë qenë jashtë, gratë shtatzëna, të sëmurë kronik si dhe prindër të fëmijëve më të vogël se 0 vite, e që kanë kërkuar lirim janë liruar nga puna./Telegrafi/

Exit mobile version