Telegrafi

Gjykata penale e Shkupit refuzon kërkesën e PSP-së

Gjykata Penale në Shkup ka kthyer kërkesat e PSP për përcaktimin e masave për katër të dyshuarit në rasti “Arka”, sepse dëshmitë kanë qenë të koduara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është e paqartë sesi gjyqtarët e procedurës paraprake duhet të veprojnë në propozimet dhe të shqyrtojnë provat para se të veprojë mbi ta, ashtu siç do t’i kishte thirrur palët, duke përfshirë edhe prokurorin e autorizuar, nëse më herët nuk është rishikuar shkrim propozimi dhe bazat që ka listuar paraqitësi në propozim, veçanërisht provat, diçka e dhënë në mënyrë të qartë është parashikuar në Kodin e procedurës penale”, thuhet në deklaratën e gjykatës.

Kjo është lënda e pestë e radhës pas një pritje jo shumë të gjatë, kur PSP-ja publikoi katër lëndë hetimore, ku të dyshuar kryesor janë ish-funksionarë të lartë shtetërorë, ndër të cilët edhe ish-kryeministri dhe ministra të kabinetit të tij qeveritar. Gjithashtu, deri tani PSP-ja ka ngritur dy aktakuza. /Telegrafi/