Gjykata Penale ka dorëzuar ankesën e mbrojtjes së Taleskit te Gjykata e Apelit, në lidhje me arrestin shtëpiaktë shqiptuar ndaj kryetarit të Manastirit Vlladimir Taleski, konfirmohet për “Meta” nga Gjykata Themelore Shkupi 1, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga atje thonë se ende nuk kanë marrë një dërgesë, veçanërisht nga Gjykata e apelit se e ka pranuar ankesën, nuk presin që kjo të ndodhë gjatë ditës.
Nga Gjykata penale edhe një herë ka konfirmuar se më 16 qershor, në mënyrë elektronike dhe me postë deri në policinë e Manastirit, e cila duhet të zbatoj urdhrin e gjykatës, vendim i cili iu dërgua Taleskit për arrest shtëpiak.
Megjithatë, siç thonë nga gjykata, ende nuk kanë marrë një përgjigje pozitive nga SPB Manastir se ajo e ka marrë vendimin. /Telegrafi/