“Paralajmërimet e Gjykatës Penale për presione dhe kërcënime eventuale si dhe tentime për zvarritjen e procedurës në lëndën “TNT”, ndërsa për të cilat Gjykata kërkoi që të hetohen nga institucionet adekuate, sot dolën në sipërfaqe”.
Kështu thonë nga Gjykata Penale e Shkupit, në lidhje me anulimin e seancës së sotme, pasi njëra nga anëtaret e këshillit gjyqësor dha dorëheqje, me çka rasti do të nis të gjykohet nga fillimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjykatësi – porotë i cili gjatë ditëve të kaluara ishte thirrur vazhdimisht, madje i ishte theksuar se nëse paraqitet në gjykatë bën vepër penale, sot deri te gjykata dha dorëheqje të parevokueshme në të cilën bën të ditur se për shkak të përfundimit të mandatit, moshës së shtyrë dhe shëndetit të përkeqësuar jep dorëheqje. Gjykata në çdo rast do ta respektojë vullnetin e gjykatësit – porotë dhe për të njëjtin do ta informojë Këshillin Gjyqësor”, thuhet në kumtesën e Gjykatës.
Gjykata, bën të ditur se sipas kompetencave dhe autorizimeve ligjore, do të vazhdojë të veprojë për lëndën dhe për këtë është siguruar porotë i ri si dhe porotë rezervë, e gjithë kjo me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të të akuzuarve dhe të dëmtuarve në procedurë, respektimin e parimit të gjykimit në afat të duhur dhe interesin publik për lëndën.
“Në këtë drejtim këshilli gjyqësor mbrojtjes i ofroi, nëse nuk dëshirojnë që panevojshëm ta zvarrisin procedurën, të pranojë që gjykimi të fillojë formalisht nga fillimi me leximin e dëshmive për shkak të njoftimit të porotës së ri, ndërsa pa nxjerrë atë që bërë praktikë me kolegët e tyre avokatë në lëndën e opinionit të njohur si ‘Erasmus’, qëndron në kumtesë.
Ata shtojnë se në interes të verifikimit të situatës faktike si dhe të drejtësisë dhe shtetit ligjor, Gjykata Penale vazhdon të veprojë për të gjitha lëndët, e gjithë kjo në interes të palëve në procedura, ndërsa iu mbetet institucioneve adekuate që të prononcohen për të gjitha kërkesat dhe propozimet e gjykatës se si të tejkalohen mangësitë në Ligjet me të cilat rregullohet statusi i gjykatësve – porotë të cilët e përfaqësojnë përgjegjësinë civile në vendimet gjyqësore./Telegrafi/