Telegrafi

Gjykata Penale dhe Administrative në Maqedoni ende pa kryetar

Këshilli Gjyqësor nuk di se kur do të caktohet seancë në të cilën do të zgjidhen kryetarët e Penales dhe Supremes, nga puna e të cilëve do të varet funksionimi i Prokurorisë Speciale Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndonëse kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, premtonte se emërimi i tyre do të bëhet në fund të janarit, ndërsa tani ai më nuk prononcohet kur do të bëhet emërimi. Pengesë për këtë është padia të cilën gjykatësja Lidija Nedelkova e ngriti në Gjykatën Administrative për vlerësimin e jashtëzakonshëm të kandidatëve. Këshilli ende nuk e ka shqyrtuar të njëjtën.

Pavarësisht se Karaxhovski siguronte se deri në shkurt Gjykata Penale dhe ajo Supreme do të kenë kryetarët e tyre, ai sot tha se nuk është caktuar termin për mbledhjen e ardhshme. Emërimin e kryetarëve të Gjykatave e pengoi vlerësimi i jashtëzakonshëm.

Më shumë se dy muaj me Gjykatën Penale dhe Supreme udhëheqin ushtrues detyre. Në garë për Gjykatën Shkupi 1 janë gjykatësi kontrovers Vladimir Pançevski dhe Ivan Xholev ndërsa për Supremen janë Lidija Nedelkova, Jovo Vangelovski, Snezhana Bajlozova dhe Besa Ademi./Telegrafi/