Gjykata themelore në Prishtinë të mërkurën mbajti seancë të veçantë për të vendosur për kërkesën e prokurorit të EULEX-it, Danilo Cecareli, për vazhdimin e paraburgimit ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve – edhe për tre muaj të ardhshëm.
Megjithëkëtë, gjatë kësaj seance gjyqtarja nuk solli asnjë vendim, por pritet që të merret në ditët në vazhdim.
Këtë e ka bërë të ditur menjëherë pas seancës, avokati mbrojtës i Azem Sylës, Tomë Gashi .
Në këto rrethana, aktvendimi për paraburgimin e Azem Syles dhe shtatë të tjerëve vazhdon të jetë në fuqi deri më 27 gusht. /Klan Kosova/