Me kërkesë të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Gjykata ju ka ngrirë llogaritë dhe pasurinë ish-ministrave të Bujqësisë të dyshuar për keqpërdorime.
Ish-ministrat Mihail Cvetkov dhe Hristijan Dellev kanë përfunduar në paraburgim, ndërsa ish-ministri Aco Spasenovski për shkak të gjendjes shëndetësore është në arrest shtëpiak, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për Ljupço Dimovskin gjatë javës së ardhshme do të mbahet seancë për kërkesën për paraburgim, pasi Kuvendi ia mori mandatin e deputetit.
Ndryshe, Prokuroria hapi lëndë kundër tyre bazuar nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave gjatë shpalljeve publike”.
Ata dyshohen se gjatë kohës së ministra të Bujqësisë, kanë nënshkruar marrëveshje për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore dhe në këtë mënyrë e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 1.4 milionë euro./Telegrafi/