Telegrafi

Gjykata nga fillimi do të vendos se a duhet Qeveria të paguaj faturat nga 25.000 euro

Gjykata Themelore Shkup 2 përsëri do të duhet të vendos se Qeveria a do të duhet t’i paguaj faturat për mirëmbajtjen e kondicionerëve pas prishjes së marrëveshjes me firmën “Moto elektroniks”, e bërë para 8 vjetëve, përcjell Gjykata Themelore pas kërkesës për rishqyrtim të lëndës. Proceduar gjyqësore është që nga viti 2015, ndërsa shuma e vlerës për kontestin arrin në 1.495.179 denarë ose për afërsisht 25 mijë euro.

Firma e cila me vite ka bërë mirëmbajtjen e kondicionerëve ka ngritur akuzë për fakturat e pa paguara që kur Qeveria vendosi që para kohet të prish marrëveshjen. Gjyqtarët nga Gjykata e Lartë kanë konfirmuar paqartësi dhe kundërthënie të fakteve dhe dëshmive gjatë procedurës tek gjyqet më të ulëta, ndërsa kundër akuza e qeverisë është mohuar duke e cilësuar si të pa bazë.

Gjykata e Lartë vlerëson se gjyqet nuk kanë dhënë sqarime të qarta dhe në lidhje me shumën e dëmi të shkaktuar me të cilën e akuzon paditësi për shkak të prishjes së marrëveshjes.

Gjykata Themelore Shkupi 2 e miratoi kërkesën së akuzës që Qeveria t’i paguaj paditësit, për dëmin e shkaktuar si rezultat i prishjes së marrëveshjes për servisimin dhe mirëmbajtjen e agregatëve elektrik dhe mjeteve UPS. Gjykata e Apelit Shkup me vendimin nga viti 2016 e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 2. /Telegrafi/