Telegrafi

Gjykata në veri – pak gjasa për zbatim ujdie (Video)

Ka 17 vjet shërben si objekt i Gjykatës Paralele të Serbisë. Në fakt kjo gjykatë, që është më e madhja e sistemit të Beogradit në territorin e Kosovës, thuhet se i ka ditët e numëruara të punës.

Kjo pasi që presidentët e dy shteteve Hashim Thaçi e Aleksander Vuçiq, javë më parë u dakorduan në Bruksel, që më 17 tetor të nis së implementuari  në veri ujdia për drejtësi e arritur vite më parë, por që kurrë nuk u zbatua, transmeton klankosova.