Telegrafi

Gjykata në Suriname e ka dënuar presidentin me 20 vite burg, për vrasjen e kundërshtarëve politikë

Presidenti i Suriname, Desi Bouterse është dënuar me 20 vjet burg, për vrasjen e 15 kundërshtarëve politikë gjatë vitit 1982.

Një gjykatë ushtarake e dënoi presidentin për vrasje, duke e zhytur këtë shtet të Amerikës së Jugut në pasiguri edhe më të thellë politike, transmeton Telegrafi.

Derisa Bouterse është për vizitë në Kinë dhe pritet të kthehet sot ose nesër, partitë opozitare po kërkojnë që ai të largohet menjëherë nga posti.

Liderit 74-vjeçar i është dhënë dënimi me burgim, por gjykata nuk ka dhënë edhe ndonjë urdhër për ta arrestuar atë. Nën ligjet e Surinames, ai nuk mund të burgoset, derisa të kenë përfunduar të gjitha ankesat.

Kur dënimi është dhënë, qeveria i ka kërkuar 560 banorëve që të mbajnë qetësinë.

Në vitin 1980, Boterse kishte marrë pushtetin nëpërmjet një puqi ushtarak, pesë vite pasi Suriname u pavarësua nga Holanda.

Ai u tërhoq në vitin 1987 nën presionin ndërkombëtar, në një veprim që çoi në zgjedhje demokratike, vetëm për të kapur shkurt pushtetin përsëri në vitin 1990.

Më vonë u largua nga ushtria dhe mori detyrën përsëri në 2010, pas zgjedhjeve demokratike të fituara nga partia që e udhëhiqte vet. Gjatë vitit 2015, ai fitoi sërish zgjedhjet.

Hetuesit kanë gjetur se Bouterse kishte mbikëqyrur atë që njihet si “vrasjet e dhjetorit”, në të cilën ushtarët rrëmbyen 16 kundërshtarë, mes tyre gazetarë të shquar, akademikë dhe oficerë ushtarakë.

Të gjithë, përveç një prej të arrestuarve, u vra në një kështjellë koloniale në kryeqytetin Paramaribo. I mbijetuari i vetëm, ishte dëshmitari kryesor kundër presidentit. /Telegrafi/