Site icon Telegrafi

Gjykata në Shkup: Do të jemi në detyrë që kandidatët të marrin çertifikatate tyre

????????????????????????????????????

Gjykata Themelore Shkupi 1, sot njoftoi se është e gatshme që të jetë në detyrë sa të jetë nevoja, që kandidatët për deputetë të marrin çertifikatat e sjellje së mirë dhe që partitë në kohë të paraqesin lisatat e deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Gjykata i hedhin poshtë akuzat e disa partive politike se gjyqi i’u ka bërë problem rreth marrjes së vërtetimeve dhe thonë se fajin duhet ta kërkojnë te vetja, për shkak të vonesës së dorëzimit të kërkesave për marrje të vërtetimeve nga evidenca e dënimeve dhe padive.

“Duke respektuar ligjet për afat dhe qëllimin për të cilin jepen vërtetimet, gjithë reagimet në lidhje me njoftimin tonë, nuk duhet të jenë në shënjestër të gjykatës, por kërkuesit të kërkojnë fajin tek kërkesa e vonuar e tyre”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Gjykata Themelore Shkupi 1 njoftoi se për shkak të zgjedhjeve të parakohshme dhe rritjes së numrit të kërkesave, në vend që të jap vërtetime për tri ditë, do t’i dorëzojë për 5 ose 7 ditë.

Kandidatët të cilët gjenden në listat e deputetëve, duhet të dorëzojnë kërkesa për sjellje të mirë deri të premten në mesnatë, kur edhe është afati i fundit./Telegrafi/

Exit mobile version