Site icon Telegrafi

Gjykata në Prishtinë i cakton një muaj paraburgim vajzës që rrahu nënën e saj

Një muaj paraburgim është vendosur ndaj të pandehurës F.P. për veprën penale dhunë në familje.

Këtë e bëri ditur Gjykata Themelore në Prishtinë me anë të një njoftimi në të cilën thuhet se kanë caktuar masën e paraburgimit të pandehurës F.P. në kohëzgjatje prej një muaji, pasi që kanë konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2  dhe 1.2.3 të KPP-së.

“Gjykata  ka vlerësuar se nëse e pandehura F.P. do të jetë në liri, e njëjta do të pengoj rrjedhën e procedurës  penale duke ndikuar tek e dëmtuara – nëna e saj N.P., po ashtu ekziston rreziku se e pandehura mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale, ku ndaj të njëjtës me datë 26.03.2020 gjykata i kishte caktuar urdhër për mbrojtje ndaj të palës së mbrojtur N.P,. andaj masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale”.

“Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version