Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve (ICC) vendosi të premten se ka juridiksion mbi krimet e luftës dhe mizoritë e kryera në territoret palestineze, raporton BBC.
Aktgjykimi hap rrugën që gjykata të hapë një hetim penal lidhur me këto krime.
Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, Fatou Bensouda kishte thirrur më parë hetime, duke thënë se kishte “një bazë të arsyeshme për të besuar” se krimet e luftës në të vërtetë kishin ndodhur.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kritikoi vendimin ndërsa zyrtarët palestinezë e përshëndetën vendimin e marr.
“Gjykata në vendimin e saj dëmton të drejtën e vendeve demokratike për të mbrojtur veten” tha Netanyahu.
“Ky vendim i gjykatës është një fitore për drejtësinë dhe njerëzimin, për vlerat e së vërtetës, drejtësisë dhe lirisë dhe për gjakun e viktimave dhe familjeve të tyre”, u citua të ketë thënë kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh për agjencinë e lajmeve palestineze Wafa.