Telegrafi

Gjykata ndalon pagëzimin e fëmijëve me emrin “Premtja”

Gjykata në të njëjtën kohë u ka rekomanduar që fëmijën ta emërojnë Gërgur, sepse ka lindur me 3 shtator – kur edhe katolikët e kremtojnë këtë shenjtor.

Prindërit për dy vjet rresht po zhagmiten nëpër gjyqe duke dëshiruar të luftojnë për të drejtën që birin e tyre ta quajnë "Premtja” (Venerdì).

Ata pohojnë se emrin e kanë zgjedhur veçanërisht për faktin se u pëlqen. Edhe më tutje do ta quajmë “Premtja”. Në pagëzim nuk ka pasur probleme, ka thënë nëna e fëmijës, shkruan gazeta e përditshme italiane, Corriere della Sera.

Në fakt, ligji italian ndalon që fëmijëve tu jepen emra qesharakë dhe ata për të cilët më vonë do të mund të turpëroheshin.