PlusInfo bën të ditur se një gjykatës është ndërruar nga lënda ”Titanik”, duke riformuar kështu këshilline ri në Gjykatën Themelore Shkupi 1, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas këtij portali, ndërrimi ka ardhur me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarve në lëndën ”Titanik”. Dyshohet se para këtij ndryshimi gjykata ka vendosur për paraburgimin e Nikolla Gruevskit, Gordana Jankuloskësë, Mile Janakieskit, Kiril Bozhinovskit dhe martin Protugjerit.
Këshilli i ri ka vendosur që këtyre personave t’u merren pasaportat.
Megjithatë, Gjykata themelore Shkupi 1 mohon të kenë ndodhur ndryshime për qëllime të këtilla. Sipas tyre, është përë ndryshim, por që nuk ka të bëjë me lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP)./Telegrafi/