Policia e Kosovës dhe EULEX-i gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar një aksion kundër një grupi të madh të krimit të organizuar me ç’rast është arrestuar ish- kryetari i Gjykatës së Prishtinës, Nuhi Uka.
Prokuroria kishte kërkuar dje një muaj paraburgim për Nuhi Ukën, kërkesë të cilën e ka miratuar sot Gjykata Themelore në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin avokati i tij Tahir Rrecaj.
“Po Gjykata sot ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh”, tha Rrecaj.
Nuhi Uka, ish-kryetar i Gjykatës së Prishtinës, dhe gjashtë të tjerë, dyshohen për tjetërsim pronash – krim të organizuar, marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës.
Në kërkim janë edhe 43 të tjerë në mesin e tyre edhe deputeti i PDK-së, Azem Syla, ndërsa dy nga të dyshuarit tashmë kanë vdekur./Telegrafi/