Kelmendi ka kryer tetë muaj burg dhe pjesa tjetër e dënimit i falet sipas nenit 59 të kodit të procedurës penale, i cili llogarit kohën e qëndrimit në paraburgim dyfishin e qëndrimit në burg. Vetë Kelmendi nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit në momentin e komunikimit të vendimit nga trupa gjyqësore.
Kelmendi akuzohej për “vrasje nga pakujdesia”, ndërsa mësohet se ulja e dënimit është dhënë për shkak të statusit që ka ai në shoqëri./Telegrafi/