Site icon Telegrafi

Gjykata lejon publikimin e fotove të vrasjes së Reeva Steenkamp nga Oscar Pistorius (Foto,+18)

Një gjyqtar ka rënë dakord për publikimin e fotove grafike të plagëve të Reeva Steenkamp, pasi prindërit e saj iu lutën që “bota të sheh” dhimbjet që Oscar Pistorius ia kishte shkaktuar vajzës së tyre.

Modelja 29-vjeçare ishte goditur në kokë, bërryl dhe pastaj ishte futur në një tualet në shtëpinë e atletit Oscar Pistorius, tri vjet më parë, transmeton Telegrafi.

Pistorius e kishte qëlluar atë me tre plumba Black Talon, të cilët kanë efekt të shpërndarjes pas goditjes.

Siç raportojnë mediat e huaja, disa nga fotot tregojnë flokët e saj të lyera me gjak dhe mavijosjet e shkaktuara për rreth syrit të cilat sipas një patologu, ishin shkaktuar nga ndikimi i plumbit në kafkën e saj.

Gjykatësi Thokozile Masipa ka lejuar që vetëm gjashtë imazhet nga vendi i ngjarjes të publikohen, pasi që Z. dhe Znj Steenkamp shkuan përmes procesit të zgjedhjes, se cilat nga fotografitë ata dëshironin që të ndahen me publikun.

Një burim i MailOnline ka thënë se ka qenë një proces i vështirë për prindërit, por ata ishin të vendosur që tu ofronin njerëzve pamjet, me të cilat përshkruhen momentet të cilat i kishte kaluar vajza e tyre, natën që vdiq. /Telegrafi/

Exit mobile version