Efektivi i Gardës së Republikës, Mark Nikolli, u cilësua nga prokuroria si një nga pjesëtarët e “grupit të zjarrit”, të cilët kanë qëlluar me armë gjatë zhvillimit të demonstratës. Nën këtë dyshim ndaj tij u kërkua masa e arrestit 30 ditë burg dhe pas përfundimit të kësaj mase, ai u la i lirë.
Para Kolegjit Penal, mbrojtësi i Nikollit ka pretenduar mungesën e provave nga ana e organit të akuzës. “Nuk është vërtetuar shkencërisht nëse plumbat e dalë nga arma e klientit tim të kenë lënduar ndokënd nga protestuesit”, mësohet të ketë pretenduar avokati. Po sipas avokatit, afati 30-ditor i masës shtrënguese “arrest me burg me afat” ndaj klientit të tij kishte përfunduar, raportoi Panorama./Telegrafi/