Telegrafi

Gjykata lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për bosin e Cosa Nostras, ai akuzohet për vënie të bombave dhe dhjetëra vrasje

Gjykata e Apelit në Caltanissetta la në fuqi dje dënimin me burgim të përjetshëm ndaj bosit sicilian të Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro për përfshirjen e tij në dhjetëra vrasje, raporton Ansa.

Këto përfshijnë vënien e bombave të vitit 1992 që vranë gjyqtarët antimafia, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, transmeton Telegrafi.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit në një ditë kur Italia shënon 31-vjetorin e sulmit me bombë në Via D’Amelio në Palermo, që vrau Borsellinon dhe pesë nga rojet e tij të sigurisë.

Shefi i Cosa Nostras, i cili ishte në arrati për 30 vite, u kap në shkurt në klinikën që trajton kancerin në Palermo. Tani gjenden në burgun e sigurisë së lartë në L’Aquila

Përveç vrasjes së Borselinos dhe Falcones, Messina Denaro u dënua edhe për vrasjen e djalit 12-vjeçar Giuseppe Di Matteo.

Në vitin 1993, ai ndihmoi në organizimin e rrëmbimit të një djali 12-vjeçar për të detyruar të atin të hiqte dorë nga dëshmia kundër mafies.

Ai e mbajti djalin në robëri për më shumë se dy vjet (800 ditë), më pas e mbyti dhe e treti trupin e tij në acid.

Përveç kësaj, Messina Denaro u dënua gjithashtu për vënie të bombave në vende fetare dhe artistike në Milano, Romë dhe Firence në vitin 1993, ku 10 persona u vranë dhe 40 u plagosën. /Telegrafi/