Site icon Telegrafi

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për dy rastet e dhunimeve në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar dy kërkesa të ndryshme të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke iu caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurve E. N. dhe M. H., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të dhunimit.

Sipas kërkesës, në rastin e parë i pandehuri E. N., “me datën 4 tetor 2022 rreth orës 1:30 në Gjakovë, me përdorim të forcës e detyron personin tjetër të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj të miturën …… ……., ashtu që natën kritike pasi që kontakton me të dëmtuarën, takohen dhe në automjetin e tij pa pëlqimin e saj kryen marrëdhënie seksuale, derisa e dëmtuara arrin që të largohet nga automjeti dhe paraqet rastin në polici”.

Në rastin e dytë, i pandehuri M. H., “me datën 04 tetor 2022 rreth orës 15:30 në Gjakovë, në një motel, kryen akt seksual me personin tjetër pa pëlqimin e saj, me të miturën …… ….., në atë mënyrë që ditën kritike pasi që kontakton dhe takohet me të dëmtuarën, shkojnë në motel, ku qëndrojnë së bashku dhe kryejnë marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur, ku më pas paraqitet rasti në polici”.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale, ”Dhunimi” e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Dy gjyqtarët e procedurës paraprake Drilon Haraqia dhe Nikollë Komani, në seanca të ndryshme

dëgjimore kanë vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit

për të pandehurit në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e të pandehurve në liri ekziston rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë.

Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej

kohës së arrestimit më 04 tetor 2022 dhe do të zgjasë deri më 03 nëntor 2022.

Rastet nuk kanë lidhshmëri me njëra tjetrën.

Exit mobile version