Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e arrestit me burg, për Bledar Toçin, shef i Sigurisë së Brendshme në burgun e Durrësit.
Toçi vrau me armën e shërbimit viktimën Dritan Haxhollin, në banesën e Marsida Qatjas.
Shefi i sigurisë ndodhet në spitalin e Durrësit, pas plumbit që mori në qafë, gjatë konfliktimit me Haxhollin.
Më herët, gjykata la në burg edhe vëllaun e Bledar Toçit, për posedim të lëndëve narkotike. /TCH/