Telegrafi

Gjykata Kushtetutese e Maqedonisë me shumë punë nëpër duar, zgjedhjet lokale në fokus

Zgjedhjet lokale dhe fati i mandateve të kryetarëve të Komunave tanimë janë bllokuar në punën e Kuvendit të Maqedonisë ku është bllokuar edhe e ardhmja e vendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Për problemin e zgjedhjeve lokale është kërkuar ndihmë edhe nga Gjykata Kushtetuese. Kërkesë për ndihmë kanë nisur dy palë:
-Ministria e vetëqeverisje lokale
-Kongresi botëror maqedonas nëpërmjet Todor Petrov, kryesues i kësaj organizate.

Ministria e vetëqeverisje lokale ka kërkuar ndihmë për nenet 35 dhe 49 të Ligjit për vetëqeverisje lokale.

Nga ana tjetër Petrov kërkon shlyerje të nenit 16 të po këtij ligji.

Situatata nxehet tejmase kur duhet të merret parasysh se një iniciativë për diskutim nga Gjykata Kushtetuese nuk ka afat kohor. /Telegrafi/