Site icon Telegrafi

Gjykata Kushtetuese: Me zgjedhjen e gjyqtares Ana Pavlovska-Daneva, Gjykata funksionon me përbërje të plotë

Me zgjedhjen e Ana Pavlovska-Daneva në pozitën e gjyqtares kushtetuese, Gjykata Kushtetuese filloi të funksionojë në përbërje të plotë me gjithsej nëntë gjyqtarë.

“Gjyqtarja Pavlovska-Daneva sot mori detyrën e saj të punës si gjyqtare kushtetuese dhe përkundër takimit me kryetaren e Gjykatës, Dobrila Kacarska, u njoh me gjyqtarët dhe punonjësit e shërbimit, pas së cilës në mënyrë aktive u përfshi në angazhimet dhe aktivitetet në Gjykatë”, thonë Gjykata Kushtetuese.

Mandati i Ana Pavlovska-Daneva si gjyqtare kushtetuese, sipas Kushtetutës së RMV-së, zgjat nëntë vjet./Telegrafi/

Exit mobile version