Telegrafi

Gjykata Kushtetuese votoi baraz për kryqin gjigant në Butel

Në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë sot u votua për iniciativën për kryqin gjigant në komunën e Butelit, iniciativë kjo e Kongresit Botëror Maqedonas që drejtohet nga Todor Petrov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas burimeve brenda gjykatës për agjencinë e lajmeve ”META”, në seancën e sotme kanë qenë të pranishëm 8 gjykatës, 4 nga të cilët votuan pro, kurse 4 të tjerë votuan kundër.

Iniciativa do të shqyrtohet përsëri në ndonjë seancë tjetër, me gjasë në atë të radhës. Kjo është hera e tretë që nuk ka një epilog përfundimtar për këtë iniciativë të ngritur nga kryetari i Strugës, Ziadin Sela, i cili thotë se vendimi i komunës së Butelit nuk është në përputhje me parimin e Badinterit./Telegrafi/